“Të dy çunat e baba Saliut gënjejnë”, Balla: Basha nuk e do hapjen e listave 100%

schedule11:00 - 29 Korrik, 2020

schedule 11:00 - 29 Korrik, 2020

Nga foltorja e Kuvendit kreu i grupit Parlamentar i Partisë Socialiste Taulant Balla deklaroi se lideri i opozitës Lulzim Basha nuk është për hapje 100% të listave.

Gjithashtu Basha tha se Parlamenti ka detyrë të hapë listat më 30korrik edhe pa pritur Lulzim Bashën.

Ai ka deklaruar se kreu i PD Lulzim Basha nuk është dakord për hapjen e listave 100%, ku theksoi se sipas tij të presësh atë që të jetë bjerë dakord për “listat e hapura është si të presës Zenin të pranojë krimbin brenda boronicave”.

“Si mund të hapen 100% listat në zgjedhjet e ardhshme pa u votuar ndryshimet kushtetuese nesër. Këtë Luli nuk e thotë. Sipas tij sot jemi vonë për hapjen e listave dhe duhet t’i shtyjmë deri sa të thotë Luli.

Të dy çunat e baba Saliut gënjejnë dhe janë po aq dembelë sa përtojnë të fshehin gjurmët e rrenave të tyre. Basha nuk do hapje 100% të listave njësoj si Shkëlzen Berisha nuk e do hapjen e hetimit të boronicave prej floriri. Dua t’i them sot Bashës dhe asaj që ai e ka vetëquajtur opozitë e bashkuar, po ashtu edhe Zenit dua t’i them se bën mirë vetë t’i bëjë thirrje SPAK.

Çfarë ndërmjetëson ky tip dhe kush janë subjektet që ndërmjetëson dhe paguan qindra mijëra euro.  Çfarë zgjidhje u ofron ky pajtues gjakesh halleve në konflikt. Këto janë pyetje që kërkojnë përgjigje nga SPAK. Besimi i shqiptarëve të ky institucion është i merituar.

Dua të theksoj se ky parlament ka detyrë të hapë listat dhe më 30korrik pa pritur Lulin të bjerë dakord është njësoj sikur të presësh Zenin të pranojë se është sekser”,tha Balla.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!