Bayern Munich është klub i pasur, por nuk mbështet shpenzimet pa kriter. David Alaba është kthyer në çështje në kampin bavarez dhe shkak janë bërë kërkesat financiare që ka paraqitur për të rinovuar kontratën.
Karl-Heinz Rummenigge dhe Hasan Salihamidzic kanë pasur një takim me babanë e futbollistit, George Alaba, dhe agjentin Pini Zahavi. Ky i fundit ka kërkuar që mbrojtësi të shpërblehet me një kontratë të mirë, duke theksuar se është një lojtar i klasit botëror dhe se meriton 20 milion euro në sezon.
Bild raporton se aty drejtori sportiv Salihamidzic nuk ka duruar dhe ka ngritur zërin, duke i thënë menaxherit Zahavi se “në cilën botë jetoni?!”. Në një periudhë krize, për austriakun kërkohet një shumë e çmendur dhe te Bayern nuk kanë ndërmend t’u futen aventurave.
Nga ana tjetër menaxheri i Alaba “kërcënon” me largim falas të mbrojtësit sezonin e ardhshëm, kur edhe i përfundon kontrata. Gjithsesi është e vështirë që një klub t’ia plotësojë një kërkesë të tillë mbrojtësit të Bayern, sidomos tani që duhet paguar për kartonin e tij. /abcnews.al