Nuk pranoi rinovimin, Arsenal piketon titullarin e Chelseas

schedule14:53 - 28 Korrik, 2020

schedule 14:53 - 28 Korrik, 2020

Sulmuesi i Chelseas, William Borges, duket se nuk do të jetë më pjesë e bluve të Londrës në sezonin e ardhshëm. E ardhmja e tij në “Stamford Bridge” është në dyshim, pasi braziliani ende nuk ka rënë dakord me drejtuesit për rinovimin e kontratës. Kontrata e tij aktuale përfundon në javën e ardhshme dhe klubi i ka ofruar atij rinovimin për dy vite.

Këtu qëndron edhe problemi, pasi sulmuesi anësor kërkon tre vite rinovim. Sipas raportimit të “The Guardian”, Willian mund të kalojë tek rivalët e Arsenalit si lojtar i lirë. Ende nuk ka asnjë ofertë zyrtare nga “Topçinjtë”, por një e tillë pritet pas finales së FA CUP, e cila është pikërisht mes Arsenalit dhe Chelseas.

31-vjeçari i është bashkuar Chelseas në vitin 2013, kur ai u transferua nga Anzhi Makhachkala. Që nga ajo kohë Willian numëron 339 ndeshje me londinezët në të gjithë kompeticionet, ku ka shënuar 63 gola dhe ka dhuruar 62 asiste për shokët e ekipit. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!