Zgjedhjet e 30 qershorit, Gjykata e Lezhës detyron Prokurorinë të vazhdojë hetimet pas ankimimit të PD

schedule13:04 - 27 Korrik, 2020

schedule 13:04 - 27 Korrik, 2020

Gjykata e Lezhës urdhëroi Prokurorinë të vazhdojë hetimet për zgjedhjet vendore të 30 qershorit të 2019-tës.

Lajmin e bëri të ditur, Partia Demokratike, dega Lezhë, e cila në një komunikim për shtyp pohoi:

“Vendimi i gjykatës urdhëron  prokurorinë e Lezhës të hetojë çdo material dhe ankesë të bërë si dhe të marrë në pyetje anëtarët e KZAZ-së, numëruesit dhe çdo person tjetër që mund të dëshmojë’.

Vendimi i Gjykatës erdhi pas ankimit të Partisë Demokratike, dega Lezhë, ndaj vendimin e Prokurorisë së Lezhës për pushim të hetimeve për zgjedhjet e 30 qershorit.

Reagimi i PD Lezhë:

“Ne inkurajojme Prokurorine qe te jete e paanshme dhe te mos ndikohet ne vendimet e saj, por te kryeje nje proçes hetimor te drejte, te plote e te gjithanshem.

Cilido cënon proçeset zgjedhore, cilido cënon të drejtën e qytetarëve për të zgjedhur i lire dhe në rregulla demokratike përfaqësuesit e tyre, duhet të mbajë përgjegjësi siç parashikon ligji.

Eshte koha per te rikthyer besimin e shqiptareve tek proceset zgjedhore, si nje moment kyç ku ata mund tu japin fund qeverisjeve te keqija apo ne rastin me te mire te zgjedhim nje model qeverisje me te mire sesa e meparshmja. Dhe kjo behet e mundur vetem atehere kur veprimet e paligjshme do te ndeshkohen dhe kur krimi te mos influencoje politiken dhe proçeset zgjedhore.

Kujtojme qe kjo është nje mundesi e dyte qe i jepet prokurorise per te kryer detyren e saj, dhe se mbi vijimesine e ketij procesi ne do te veme ne dijeni Keshillin e Larte te prokurorise si dhe perfaqesite diplomatike te BE dhe SHBA ne Shqiperi”, thuhet në deklaratë./abcnews.al