Juventusi godet në limitet e pjesës së parë kundër Sampdorias. Bardhezinjtë duan fitoren që do i dhuronte zyrtarisht titullin kampion dhe kanë kaluar në avantazh në minutën e shtatë shtesë të pjesës së parë.
Autori i golit është Cristiano Ronaldo. Ylli portugez finalizoi një skemë shumë të bukur. Pjanic pasoi dhe CR7 goditi menjëherë, duke befasuar portierin mik.
Goli i 31-të në kampionat për 35-vjeçarin, i cili do të tentojë deri në fund të fitojë garën e golashënuesit më të mirë të Serie A me Ciro Immobilen (34 gola). /abcnews.al