Dy vatra të reja janë konfirmuar me Covid-19 gjatë 24 orëve të fundit në Kavajë.
Mësohet se janë konfirmuar me koronavirus 5 persona nga dy familje, njëra me tre anëtarë dhe tjetra me dy anëtarë.
Ndërkohë 4 personat e tjerë të infektuar janë raste të kontakteve të mëparshme.
Ministria e Shëndetësisë njoftoi se gjatë 24 orëve të fundit në Kavajë u konfirmuan 9 raste të reja me Covid-19.
Ndërsa në gjithë vendin u njoftua për 126 të infektuar, shifër kjo më e larta e raportuar që prej fillimit të epidemisë në Shqipëri./abcnews.al