Moti – E hënë, 23 prill 2018

schedule12:34 - 23 Prill, 2018

schedule 12:34 - 23 Prill, 2018

Sipas MeteoAlb: Paraditja ka vijuar me kthjellime deri pas mesditës kur vranësirat janë shtuar në Veri dhe gradualisht në zonat Qendrore. Pasditja fuqizon vranësirat në Veri ku priten shira të izoluar NDERSA pjesa më e madhe e vendit vijon kryesisht me kthjellime.

Temperaturat e ajrit kanë qëndruar thuajse konstante në mëngjes, por rritje të lehtë ka shënuar në mesdita duke u ngjitur në 28°C.

Era ka fryrë mesatare, me shpejtësi 30 km/h nga drejtimi Veriperëndimor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim deri 2 ballë./abcnews.al

Prezantoi: Fioralba Dizdari