Pak ditë më parë, aktorja e njohur Naya Riviera u gjet e mbytur në liqen, pas disa ditë kërkimesh. Aktorja e serialit “Glee” kishte dalë së bashku me të birin 4-vjeçar në liqenin Piru në Kaliforninë Jugore, dhe pasi ka hyrë në ujë nuk ka mundur të dalë më.
Së fundmi, ish-bashkëshorti i saj, Ryan Dorsey ka bërë një dedikim prekës ndaj aktores përmes një postimi në Instagram. Ai shprehet mirënjohës për kohën e bukur që ka kaluar me aktoren, ndërsa shton është i lumtur që ka bërë kaq shumë foto, në mënyrë që i biri të ketë sa më shumë kujtime nga nëna e tij.
“Kjo është shumë e padrejtë … nuk ka fjalë të mjaftueshme për të shprehur zbrazëtirën e mbetur në zemrat e të gjithëve. Nuk mund ta besoj se kjo është jeta tani. Nuk e di nëse do ta besoj ndonjëherë. Ju ishit pikërisht këtu … Ne ishim me Josey një ditë më parë. Jeta thjesht nuk është e drejtë. Unë nuk di çfarë të them … Unë jam mirënjohës për kohërat së bashku dhe rrugëtimin që na bashkoi, si dhe për djalin më të zgjuar dhe të ëmbël që mund të shpresonim.
Më kujtohet kur ndonjëherë mërziteshe nga unë “Ryan mund të ndalosh së bëri foto?” Haha. Jam i lumtur që nuk të dëgjova sepse kam qindra, ndoshta mijëra momente që Josey do të ketë gjithmonë dhe do ta dijë që mamaja e tij e donte më shumë se jetën dhe sa shumë jemi kënaqur së bashku teksa ai rritej. Jeta ka momente të mira e të këqija, por nuk janë aq të këqija me Josey-n. Një pjesë e jotja do të jetë gjithmonë me ne. Ai nuk do ta harrojë kurrë se nga erdhi. Na mungon. Do të të duam gjithmonë.”, janë fjalët që ka shkruar ish-partneri i aktores. /abcnews.al/