Në 24 orët e fundit në Maqedoninë e Veriut janë regjistruar 152 raste të reja me koronavirus. Ministria e Shëndetësisë njoftoi se nuk është raportuar asnjë viktimë nga COVID-19.
Ndërsa numri i përgjithshëm i personave të prekur nga koronavirusi që nga fillimi i pandemisë është 10.086.
Ndërkohë numri i pacientëve të shëruar nga koronavirusi në vend arrin në 5.427, prej të cilëve 70 janë regjistruar në 24 orët e fundit, ndërsa numri i rasteve aktive është 4.199.

