Kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev, u shpreh për agjencinë franceze të lajmeve France Press se vendi nuk ka qenë kurrë më pranë arritjes së një zgjidhjeje për emrin me Greqinë, megjithatë dështimi nuk do të ishte fundi i botës”.
Zaev theksoi se asnjëherë nuk ka pasur kushte më të mira për nëj zgjidhje të përhershme. Ai shtoi se Maqedonia do të vazhdojë programin europian në një mënyrë apo në një tjetër. Zaev tha se shumë nga mosmarrëveshjet në lidhje me emrin e Maqedonisë janë zgjidhur, por nuk dëshiroi të zbulonte detajet e negociatave, sepse mund të rrezikohej procesi për gjetjen e një zgjidhjeje përfundimtare./abcnews.al