Kohë rinovimesh te kampionët, mesfushori edhe dy vite të tjera “Intelektual”

schedule19:57 - 25 Korrik, 2020

schedule 19:57 - 25 Korrik, 2020

Rivaliteti në IPKO Superligën e Kosovës për këtë sezon ishte shumë i madh. Disa skuadra garuan fort për fitimin e titullit kampion, por në fund festuan Drita dhe “Intelektualët”, të cilët u shpallën kampionë të futbollit dardan për herë të tretë në histori.

Skuadra do të garojë në Champions League dhe drejtuesit e klubit nga Gjilani kanë nisur punën, që po bazohet për momentin te rinovimet. Pak ditë më parë rinovuan kapiteni Ardian Limani dhe Ardian Cuculi.

Sot ishte radha e Hamdi (Lumi) Namani. Mesfushori 24-vjeçar, i cili erdhi sezonin e kaluar nga Llapi, ekip në të cilin ishte kapiten, ka rinovuar për dy sezonet e ardhshme. “Lumi vazhdon me KAMPIONIN. Sot kemi arritur marrëveshje për vazhdimin e kontratës edhe për dy vitet e ardhshme me Hamdi Namanin-Lumi.

Lumi një vit me pare erdhi nga ekipi i Llapit ku ishte edhe kapiten dhe u ambientua mjaft mire me ekipin tonë, ku arriti të shpallet kampion i Kosovës për herë të parë në karrierën e tij dhe ishte dëshirë e dyanshme për te vazhduar së bashku!

Lumi do te jete bardhekaltër deri ne qershore te 2022. Paçim fat ne garat ndërkombëtare LUM“, shkruajnë kampionët e Kosovës në faqen zyrtare. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!