Sondazh

Dështimi i protestës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Rekord viktimash, humbin jetën 6 pacientë me koronavirus në dy spitalet Covid

schedule16:15 - 25 Korrik, 2020

schedule 16:15 - 25 Korrik, 2020

Në 24 orët e fundit kanë humbur jetën 6 pacientë me Covid-19 të shtruar në dy spitalet Covid.

MSH njofton se tre prej tyre kanë qenë të intubuar prej disa ditësh në spitalin Infektiv: një 43 vjeçare dhe një 79 vjeçar nga Tirana dhe një 65 vjeçar nga Kruja, të tre me sëmundje të tjera bashkëshoqëruese.

Ndërsa në spitalin Covid2 “Shefqet Ndroqi”, kanë humbur jetën një 62 vjeçar nga Pogradeci me sëmundje bashkëshoqëruese, një 56 vjeçar nga Kukës, dhe një 69 vjeçar nga Tirana pa sëmundje të tjera.



Gjatë 24 orëve të fundit janë konfirmuar 67 raste të reja me koronavirus, ndërsa janë shëruar 29 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 2637, që nga fillimi i epidemisë.

Aktualisht në spitalin Infektiv dhe spitalin “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 115 pacientë, 21 janë në terapi intensive dhe 9 pacientë janë të intubuar.

COVID-19 – Statistika (25 Korrik 2020)

Testime totale 38179
Raste pozitive 4637
Raste të shëruara 2637
Raste Aktive 1866

Humbje jete 134 (Qarku Tiranë 70, Shkodër 20, Durrës 19, Fier 6, Elbasan 5, Vlorë 4, Kukës 4, Korçë 3, Lezhë 1, Berat 1, Dibër 1,)

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 992
Durrës 213
Shkodër 195
Vlorë 97
Lezhë 83
Korçë 65
Fier 58
Elbasan 51
Kukës 42
Berat 31
Dibër 20
Gjirokastër 19

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!