Gjatë 24 orëve të fundit Kosovë janë shënuar 237 raste të reja me Covid-19 nga 555 testime të kryera në total.
Kjo u bë e ditur përmes raportit ditor të Ministrisë së Shëndetësisë.
Ndërkohë 5 persona kanë humbur betejën me këtë sëmundje. 139 pacientë janë shëruar nga koronavirusi në 24 orët e fundit.
Numri total i rasteve pozitive në Kosovë është 6.917 raste, ndërsa numri i personave që kanë humbur jetën ka shkuar në 169./abcnews.al


