Egbo: Goli i dytë e mbylli ndeshjen, doja barazim. Penalltia? S’kam çfarë them

schedule19:52 - 24 Korrik, 2020

schedule 19:52 - 24 Korrik, 2020

Trajneri i Tiranës, Emanuel Egbo, foli pas humbjes 3-1 ndaj Laçit për Supersport, aty ku u ndalua më shumë te penalltia e akorduar kundër, ardhja e re Avdijaj dhe rotacionin që bëri.

“Ekipi duhet të qëndrojë i karikuar. Doja një barazim. Pjesën e parë nuk luajtëm mirë. E rritëm nivelin. Kur shkon 2-0 është e vështirë. Po te shënonim 2-1 hapej. Penalltia është kampion, por arbitrat nuk duhet të bëjnë çfarë të duan. Penalltia nxori ekipin jashtë loje. Analistët të flasin vetë, ta shohin a është apo jo penallti.

Rotacioni nuk ishte masiv. Kemi edhe finalen e Kupës, s rifreskuam ekipin. U dhamë minuta atyre që kanë luajtur më pak.

Avdijaj? Cdo lojtar vjen ne bashkëpunim. E kemi marrë vendimin së bashku. Është lojtar shqiptar dhe që na vlen e na jepet mundësia te marrin të huaj.

I kënaqur nga rotacioni? Pas penalltisë u acaruan lojtarët. Goli i dytë e mbylli ndeshjen. U bë shumë e vështirë. Jam i kënaqur me zëvendësimet. Ishte një mundësi për ata që kanë luajtur pak, pasi mund të shihnin nivelin e tyre.

Zyrtarizimi për vitin tjetër? Nuk është problem për mua. Ne e dimë çfarë po bëjmë. Do merret vendimi dhe do jepet lajmi. Jo cdo gjë del jashtë klubit. Nuk e kemi me nxitim. E kam mendjen të marr edhe Kupën. Nuk po vrapojmë, këtu jemi. Do i mësoni të gjitha.

Penalltia? (Qesh) nuk kam çfarë të them. E shohin analistët. Kjo nuk është penallti, e ka dorën të mbyllur. E shikoni vetë dhe e komentoni. Nuk jam i mërzitur, por penalltia ndikoi. Nuk merrem me arbitrat”, përfundoi Egbo./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!