Këshilli Politik mblidhet sot, Vasili: Në tryezë do të shkojmë me propozime tona

schedule13:03 - 24 Korrik, 2020

schedule 13:03 - 24 Korrik, 2020

Petrit Vasili, nga LSI në studion e Abc News këtë të premte ka deklaruar se opozita jashtëparlamentare do të jetë pjesë e këshillit Politik për të parë nga afër të gjithë produktet që do të sillen nga palët e tjera.

Ndër të tjera Vasili ka theksuar se në këtë tryezë diskutimi ato do të shkojnë dhe përveç se do të shqyrtojnë produktet e sjella, do të bëjnë dhe ato propozimet e tyre në lidhje me këto diskutime.

LEXO EDHE: Vasili: Ramës ju prish skenari, 5 qershori një mundësi për të zhvilluar zgjedhje normale

“Toni i Gjiknurit, i njeriut që jep mësime, ndryshon nga ai që ne kemi parë në Dibër. Nëse jemi në atë tavolinë për të mbrojtur votën nga krimi, një ndër ato personazhe emblematikë është vetë Gjiknuri. Dje isha në një ditë të lumtur në këshillim politik, pasi mori një fytyrë normale pasi një ditë që erdhi Edi Rama e pash të thoshte të kundërtat pasi nëse ke një person si Rama ose duhet të kesh forcë karakteri ose të përdhosesh.

Në Këshill do të shkojmë dhe do të shikojmë të gjithë produktet që kanë sjellë dhe do të japim dhe propozimet pa paragjykime, tryeza do të jetë e hapur. Nuk mund të bëjmë si në kohën e kooperativës ku një gjykonte në lidhje me pagesën që do të bënte. Në tavolinë do të hedhim dhe do të diskutojmë çdo gjë. Mund të rrimë deri në 1 të natës dhe të japim atë që është e nevojshme.

Nuk mund të bëhet një ligj në një kohë të shkurtër, ju vete e dini se ligji i medias ka kohë që diskutohet e akoma nuk ka ndryshuar si mund të ndryshohet për 6 ditë kushtetuta. Në atë tavolinë ka pasur shumë pikëpyetje nëse 5 qershori do të binte apo jo, por nuk mund të që ecim me një mendim të tillë”, ka thënë Vasili./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!