Sondazh

A po e dëmtojnë protestat turizmin në Shqipëri?

Loading ... Loading ...
 

Reforma territoriale, rrëzohet kërkesa e PD për zgjatjen e mandatit të komisionit

schedule12:30 - 23 Korrik, 2026

schedule 12:30 - 23 Korrik, 2026

Deputetët e Partisë Socialiste rrëzuan me 82 vota kundër zgjatjen e komisionit parlamentar për reformën territoriale. Në një deklaratë për mediat, kreu i grupit të PS, Taulant Balla u shpreh se maxhoranca e konsideron të mbyllur diskutimin mbi këtë reformën dhe se tashmë do të kalohet në fazën e propozimeve.

“Nuk është faji i shumicës që PD Kuvendin e konsideron si shkollë nate. Kjo cështje, për reformën territoriale, është ezauruar në një seancë të kaluar. E quaj të mbyllur diskutimin. Jemi në fazën që cdo grup mund të sjellë diskutime, raportet janë aty më vjen mirë është bërë një punë e mirë, falenderoj bashkëkryetarë, por cdo gjë ka një afat.

Pas raportit të gjetjeve nis procesi propozimeve dhe shumë shpejt do e kemi draftin. Ka një rregull të shkruar që kuvendi mbyll punimet në fund të korrikut.” u shpreh Balla./abcnews.al



Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!