Ishte në krye të detyrës, ndërron jetë efektivi i Policisë

schedule17:43 - 23 Korrik, 2020

schedule 17:43 - 23 Korrik, 2020

Një punonjës i policisë së komisariatit nr. 1 në kryeqytet ka ndërruar jetë pasditen e sotme gjatë kohës që ishte në krye të detyrës.

Polici me iniciale R.T., 55 vjeç punonte në ruajtjen e objekteve dhe dyshohet se ka ndërruar jetë si pasojë e një arresti kardiak.

Sakaq policia ka dhënë edhe informacionin paraprak për ngjarjen.

Njoftimi:

Më datë 23.07.2020, rreth orës 16:00, në rrugën e “Elbasanit”, duke qenë në shërbim tek një objekt i rëndësisë së veçantë, punonjësi i policisë R.T., 55 vjeç, është ndjerë keq, dhe më pas ka ndërruar jete.

Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijon puna për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, ku paraprakisht dyshohet se vdekja ka ardhur nga shkaqe natyrale si pasojë e një arresti kardiak./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!