Raheem Sterling është një nga dëshirat e mëdha të Real Madrid. Sulmuesi i Manchester City pëlqehet shumë nga presidenti Perez dhe trajneri Zidane.
25-vjeçari ka zhvilluar sezonin më të mirë të karrierës, teksa numëron 33 gola në total mes “Cityzens” dhe kombëtares angleze. Veprimi i fundit i goleadorit ka krijuar entuziazëm te tifozët spanjollë.
The Sun raporton se Sterling ka vendosur t’i japë fund bashkëpunimin me Nike dhe do të firmosë një akord të ri me Adidas. Këta të fundit janë prej vitesh sponsori i Real Madrid.
Kompania gjigande gjermane e veshjeve sportive, pritet të ndikojë në transferimin e lojtarit anglez në “Santiago Bernabeu”. Sterling po luan sezonin e pestë te City dhe tundohet shumë për të provuar një aventurë të re me Real Madrid. /abcnews.al