Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Konfirmohen 108 raste të reja me koronavirus

schedule16:01 - 23 Korrik, 2020

schedule 16:01 - 23 Korrik, 2020

Ministria e Shëndetësisë bëri me dije gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 477 testime për të dyshuar të prekur me COVID19, nga të cilat janë konfirmuar 108 raste pozitive.

Gjithashtu Ministria raportoi se 3 persona kanë humbur jetën si pasojë e COVID-19.

Ndërkohë vijon të ketë rritje të të shtruarve në spitale. Aktualisht në spitalin Infektiv dhe spitalin “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 126 pacientë, 22 janë në terapi intensive dhe 12 pacientë janë të intubuar.

Lexo edhe: E FUNDIT/ Regjistrohen 3 viktima nga koronavirusi në 24 orët e fundit në vend

Shpërndarja gjeografike e rasteve është si vijon: 49 raste në Tiranë, nga 11 raste në Durrës, Kavajë, 9 në Fier, 7 në Shkodër, nga 3 raste në Krujë, Kurbin, Tropojë, Berat, Mallakastër, 2 në Peqin, nga 1 rast në Korçë, Vlorë, Tepelenë, Shijak.

Sakaq gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 60 qytetarë duke e çuar numrin e të shëruarve në 2523 që nga fillimi i epidemisë.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!