Në 24 orët e fundit Italia ka konfirmuar 9 viktima duke e çuar në total numrin e personave që kanë humbur jetën në 35.082.
Sipas Ministrisë së Shëndetësisë në 24 orët e fundit janë regjistruar 282 raste të reja duke e çuar numrin në total të rasteve aktivë në 12.322.
Ndërkohë numri i të shëruarve ka arritur në 197.628, pasi në 24 orët e fundit 197 pacientë të tjerë e kanë fituar betejën me virusin, shkruajnë mediet e huaja.