Një sasi lëndë plasëse ka shpërthyer në oborrin e një banese në Fushë Krujë. Shtëpia është në pronësi të Nazmi Demirxhiut.
Nga shpërthimi nuk ka të lënduar, vetëm dëme materiale. Policia po heton për shkaqet e vendosjes së lëndës plasëse në shtëpinë e Demirxhiut.
Mësohet se Demirxhiu punon si drejtor i paraburgimit në Drejtorinë e Burgjeve. /abcnews.al