Procedohen penalisht 5 persona, Policia: S’ju bindën urdhrit për tu shpërndarë, manifestim i paligjshëm

schedule16:18 - 22 Korrik, 2020

schedule 16:18 - 22 Korrik, 2020

Pesë persona janë proceduar penalisht nga Policia, si organizatorë të protestës së djeshme në Tiranë, ku një grup personash, artistë e pronarë të lokaleve të natës, u ngritën kundër urdhrit të Ministrisë së Shëndetësisë për mbylljen e tyre.

Sipas policisë manifestimi ishte i paligjshëm ndërsa thekson se organizatorët e tubimit nuk iu bundën urdhrit për tu shpërndarë.

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 2, në përfundim të veprimeve të kryera në lidhje me protestën e paligjshme të zhvilluar mesditën e djeshme në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, proceduan penalisht në gjendje të lirë 5 shtetas, për veprat penale “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime e manifestime të paligjshme”, “Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit”, “Kundërshtim i punonjësit të Policisë së rendit publik” dhe “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të Policisë së rendit publik”, pasi kanë protestuar në mënyrë të paligjshme, pa lejen e organeve kompetetente, duke penguar qarkullimin e mjeteve dhe duke i janë bindur urdhrit të punonjësve të policisë për t’u shpërndarë.

Sakaq materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Ndërkohë, bien në prangat e Policisë edhe 4 shtetas, dy prej tyre të shpallur në kërkim.

“Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 6 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit B. Sh., 20 vjeç, si edhe u shpall në kërkim shtetasi D. Q., 26 vjeç, pasi në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë marr me qira, mjetin tip “Volksëagen” dhe më pas ia kanë shitur në qytetin e Durrësit, shtetasit E. H. Në vijim të veprimeve u procedua penalisht edhe shtetasi E. H., për veprën penale “Përvetësimi i parave ose mallrave që rrjedhin nga vepra penale ose veprimtaria kriminale”.” – njofton policia.

Tiranë/Informacion

Bien në prangat e Policisë 4 shtetas, dy prej tyre të shpallur në kërkim.

Organizuan grumbullim dhe manifestim të paligjshëm dhe nuk iu bindën urdhrit të punonjësve të Policisë për t’u shpërndarë, procedohen penalisht 5 shtetas, organizatorë të tubimit.

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 6 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit B. Sh., 20 vjeç, si edhe u shpall në kërkim shtetasi D. Q., 26 vjeç, pasi në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë marr me qira, mjetin tip “Volkswagen” dhe më pas ia kanë shitur në qytetin e Durrësit, shtetasit E. H.

Në vijim të veprimeve u procedua penalisht edhe shtetasi E. H., për veprën penale “Përvetësimi i parave ose mallrave që rrjedhin nga vepra penale ose veprimtaria kriminale”.

Nga shërbimet e Policisë Kavajë u bë arrestimi në flagrancë i shtetases Xh. H., 20 vjeçe, pasi në Golem, u konstatua duke drejtuar mjetin pa lejen përkatëse.

Në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim, nga specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar u kap dhe u ndalua shtetasja A. P., 37 vjeçe, sepse Gjykata e Shkallës së Parë Tiranë i ka caktuar masën e sigurimit “Arrest në burg”, për veprat penale  “Krijimi i skemave mashtruese lidhur me tatimin mbi vlerën e shtuar” në bashkëpunim dhe “Fshehja e të ardhurave”.

Ndërkohë, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 2 kanë kapur dhe ndaluar shtetasin P. GJ., 40 vjeç, i shpallur në kërkim për veprat penale “Përndjekja” dhe “Dhuna në familje”.