Tatimi mbi Vlerën e Shtuar do të vijojë të mblidhet nga strukturat shtetërore. Ministri i Financave dhe Ekonomisë, Arben Ahmetaj, mohoi opozitën, ndërsa thotë se kjo procedurë nuk do të jepet me koncesion.
Ministri i Financave dhe Ekonomisë doli përpara gazetarëve për të analizuar raportin e progresit të Komisionit Evropian dhe atë të Bankës Botërore për ekonominë. Gjetjet e tyre ministri Ahmetaj i perdori për t’i kthyer përgjigje Partisë Demokratike.
Sa i përket debateve për varfërinë, ministri i Financave pranon se Shqipëria është larg pritshmërive, por ka lënë pas varfërinë ekstreme.
Ndërkohë, sipas ministrit Ahmetaj, vendi ynë ka shënuar rritjen më të lartë ekonomike në rajon, ndërsa kreditë e këqija kanë shënuar rënie./abcnews.al