Një shpërthim i fuqishëm është dëgjuar orët e para të mëngjesit të kësaj të marte në Tiranë.
Një makinë tip benz GLE ka shpërthyer mëngjesin e sotëm pranë rrugës “Myslym Shyri”, dyshohet si pasojë e vendosjes së një sasie lënde plasëse.
ABC News mëson se tritoli është vendosur në automjetin në pronësi të gruas së avokatit Idajet Beqiri.

Ngjarja është shënuar në ambjetet e parkimit, ku ndodhej makina në pronësi të bashkëshortes së avokatit të njohur. Mësohet se vetë avokati Beqiri nuk ndodhet në Shqipëri
“Rreth orës 09:15, në rrugën “Nikolla Lena”, para një pallati, ka shpërthyer një sasi lënde e dyshuar plasëse, e vendosur në automjetin e parkuar në pronësi të shtetases N. B.” thuhet në njoftimin e policisë.
Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e rrethanave të rastit, si dhe për identifikimin dhe kapjen e autorit/autorëve./abcnews.al


