Kosova emëron Skender Hysenin si koordinator për dialogun me Serbinë

schedule18:06 - 21 Korrik, 2020

schedule 18:06 - 21 Korrik, 2020

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka emëruar Skender Hysenin si koordinatori shtetëror të Kosovës për dialogun me Serbinë.

Ai do të udhëheqë Këshillin e Ekspertëve pranë Zyrës së Kryeministrit.

Hyseni do të përfaqësojë Kosovën në dialogun me Serbinë këtë të enjte në Bruksel, ku pritet që të diskutohet për personat të pagjetur, për personat të zhvendosur dhe për bashkëpunimin ekonomik.

Ashtu siç tha edhe vetë Hoti të hënën, koordinatori shtetëror do të punojë edhe në “draftimin e marrëveshjes finale për njohje reciproke”.

Skender Hyseni është anëtar i kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës. Ai ka qenë pjesë e delegacioneve të Kosovës në bisedimet për status dhe zëdhënës i ekipit negociator të Kosovës nga 2006-2007. /abcnews.al/