Konfirmohen 119 raste me COVID-19 në 24 orët e fundit

schedule16:03 - 21 Korrik, 2020

schedule 16:03 - 21 Korrik, 2020

Gjatë 24 orëve të fundit në vend janë regjistruar pozitiv me koronavirus 119 persona nga 482 testime të realizuara.

Po ashtu Ministria e Shëndetësisë bën me dije se nga COVID-19 kanë humbur jetën 4 persona, ndërsa 125 pacientë janë shtruar në dy spitalet COVID.

Gjithashtu po sipas Ministrisë së Shëndetësisë gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 45 qytetarë duke e çuar numrin e të shëruarve në 2397 që nga fillimi i epidemisë.

Ndërkohë shpërndarja gjeografike e rasteve është si vijon: 69 raste në Tiranë, 8 në Kavajë, nga 7 raste në Krujë, Tepelenë, 5 në Lezhë, 4 në Durrës, nga 3 raste në Elbasan, Pogradec, nga 2 raste në Shkodër, Fier, Korçë, Has, Lushnje, dhe nga 1 rast në Mallakastër, Kamëz, Malësi e Madhe.

Ministria e Shëndetësisë i bën apel të gjithë qytetarëve të zbatojnë vendimin e qeverisë për mbajtjen e detyrueshme të maskës në ambientet e mbyllura dhe kudo nuk është e mundur të ruhet distanca fizike.

COVID-19 – Statistika/ 21 Korrik 2020
Testime totale 36388
Raste pozitive 4290
Raste të shëruara 2397
Raste Aktive 1776
Humbje jete 117 (Qarku Tiranë 60, Shkodër 20, Durrës 17, Fier 5, Elbasan 5, Vlorë 4, Kukës 2, Lezhë 1, Berat 1, Dibër 1, Korçë 1)

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!