Spitali i Brescia-s do të paguajë shpenzimet e rritjes së një fëmije deri në moshën 25 vjeç

schedule14:28 - 21 Korrik, 2020

schedule 14:28 - 21 Korrik, 2020

Gjykata civile në Brescia vendosi që një nga spitalet e qytetit duhet të paguajë shpenzimet e rritjes së një fëmije të padëshiruar deri në moshën 25 vjeçare. Kjo pasi ndërhyrja kirurgjikale për sterilizimin e gruas që e solli në jetë, nuk funksionoi, shkruan la Repubblica.

Një çift me tre fëmijë vendosi se jeta e tyre ishte e kompletuar dhe për të shmangur çdo surprizë, bashkëshortja vendosi të sterilizohej në mënyrë që të mos kishin fëmijë të tjerë. Kur iu nënshtrua ndërhyrjes në vitin 2011 ajo ishte 39 vjeç. Por pas dy vjetësh çifti priti fëmijën e katërt: një vajzë. E shëndetshme dhe e bukur, një dhuratë për tre vëllezërit, por gjithsesi jo e planifikuar dhe as e kërkuar. Dhe meqenëse gabimi ishte i mjekëve, shpenzimet për rritjen e saj do të mbulohen nga spitali, raporton abcnews.al

Pas pesë vitesh betejë ligjore, gjykata civile e Brescia dënoi spitalin e qytetit që tashmë duhet të paguajë për dështimin e ndërhyrjes. Dhe do të duhet të mbulojë shpenzimet e vajzës deri sa ajo të mbushë 25 vjeç. Për një total që duke llogaritur 300 euro në muaj shkon në 90 mijë euro. Nëna e vajzës gjithashtu kërkoi dhe 1500 euro dëmshpërblim për dëmtim  të linjave fizike si pasojë e shtatzënisë.

Bashkëshortët nga Brescia aktualisht 50 dhe 48 vjeç, të dy të punësuar në sistemin shëndetësor, pretendojnë se është shkelur e drejta e tyre pasi vendosën që të mos kishin më fëmijë, një shkelje e artikullit 2 dhe 13 të kushtetutës për të drejtat e riprodhimit të ndërgjegjshëm dhe të përgjegjshëm./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!