Robert Budina shërohet nga Covid-19: E kaluam pa simptoma, po bëj gati padinë për Ramën

schedule11:27 - 21 Korrik, 2020

schedule 11:27 - 21 Korrik, 2020

Regjisor Robert Budina i cili tashmë gëzon shëndet të plotë pas prekjes nga Covid-19 ka treguar për mikrofonin e ABC News se ai dhe i vëllai kanë kaluar sëmundjen pa simptoma.

Budina deklaroi se aktualisht po merret me procedurat e padisë ndaj kryeministrit Edi Rama i cili publikoi emrat e tyre si të infektuar në kundërshtim me ligjin.

Ai u shpreh se familjarët e tyre kanë dalë të gjithë negativë pas testimit.

“Jemi duke u marrë me këtë procedurë. Po merremi më dorëzimin e padisë, hartimin. Ne kryem procedurën që kërkuam, ndenjëm në shtëpi.

Por nuk e kuptuam asnjëherë nëse ishim të prekur apo jo. Familjarët tanë dolën negativë. Nuk kemi pasur asnjë shqetësim.

Po Veliaj që bën koncerte, apo ata nuk i kap virusi. Çështja është politike. Qeveria po krijon një ide terrori për këto masa”, tha Budina./abcnews.al