Duel për Jashanicën, zbulohen pesë objektivat e Tiranës në merkato

schedule08:25 - 21 Korrik, 2020

schedule 08:25 - 21 Korrik, 2020

Zërat e merkatos janë të shumtë gjatë kësaj periudhe dhe një nga ekipet që kërkon të përforcohet është Tirana kampione e vendit. Drejtuesit e klubit bardheblu kanë nisur punën dhe kanë piketuar disa emra, në kampionatin tonë dhe atë dardan.

“Panorama Sport” raporton se janë tre futbollistë të Superiores që Tirana i ka në plane dhe dy prej tyre janë pjesë e Vllaznisë. Mevlan Adili, autor i golit që përshpejtoi festën e titullit kampion, është një prej tyre. Rikthehet në skenë pista Dajan Shehi, ndërkohë që edhe Arinaldo Rrapaj është në listën e objektivave të 25 herë kampionëve të vendit.

Gjithsesi ka edhe lojtarë të tjerë që te Tirana i duan në skuadër. Abcnews.al mëson se Bajram Jashanica synohet nga drejtuesit e klubi kryeqytetas, ndërkohë që për të ka rivalitet edhe nga Kukësi, referuar një artikulli të të së përditshme sportive, përmendur më lart.

Te Skënderbeu Tirana pëlqen shumë edhe sulmuesin Blerim Krasniqi, i cili është tentuar edhe në janar. Ai ka kontratë me korçarët dhe presidenti Refik Halili duhet të gjejë marrëveshjen me homologun e tj Takaj, për transferimin e sulmuesit./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!