Kalari: Shanset janë të pakta për Europën, Tirana e ka merituar titullin

schedule23:16 - 19 Korrik, 2020

schedule 23:16 - 19 Korrik, 2020

Trajneri i përkohshëm i Partizanit, Reinaldo Kalari, foli për Supersport pas barazimit 0-0 ndaj Teutës në Niko Dovana, duke thënë: “Minutat e para nuk e nisëm mirë, filluam duke e rregulluar lojën dhe më pas i morëm frenat në dorë.

Duhet të kishim zgjidhur mirë disa situata para portës dhe në pasin e fundit. Realisht shanset janë shumë të pakta. Sepse nuk varet nga ne. Të mundohemi që të bëjmë maksimumin deri në fund për të marrë pikët maksimale. Realisht shanset janë shumë të pakta.

Vendimet e gjyqtarëve? Ndonjëherë i tejkaloj limitet kur jam te stoli. Janë shumë situata që duhet të ishin gjykuar ndryshe, prandaj ndodh kjo. Nuk dua të merrem me këtë pjesë. Kur filloj flas për këto gjëra, filloj shqetësohem.

Çfarë i mungoi Partizanit? Është një sezon që nuk pritej, komplet jashtë parashikimeve. Kjo për shumë arsye. Tirana kampion? I uroj Tiranës për titullin kampion. Kam shumë miq aty. Jo vetëm brenda skuadrës por edhe në ambientin e jashtëm. Siç më kanë uruar vjet, ashtu i uroj dhe unë. E kanë merituar për atë që kanë bërë gjatë gjithë vitit”, u shpreh Kalari./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!