Formacionet në Durrës e Shkodër, trajnerët bëjnë ndryshime

schedule19:24 - 19 Korrik, 2020

schedule 19:24 - 19 Korrik, 2020

Teuta-Partizani dhe Vllaznia-Kukësi janë dy sfidat e fundit të javës së 34-t në Superiore. Në “Niko Dovana” do të luhet një “finale” e parakohshme për kualifikimin në Europa League, me ekipin kryeqytetas që duhet të fitojë me çdo kusht.

Ndeshja nis në orën 20:45, teksa Edi Martini dhe Reinaldo Kalari kanë zgjedhur lojtarët që do e nisin nga minuta e parë, ashtu si edhe trajnerët Hysen Dedja dhe Orges Shehi në Shkodër. Duel i fortë në “Loro Boriçi”. Vllaznia vendase shpreson të fitojë dhe të përfitojë nga humbja e Bylis kundër Laçit, për të qenë në garë deri në fund për evitimin e vendit të tetë, pozicion që të dërgon në “play-out”.

Nëse ndodh, atëherë Tirana do të shpallej automatikisht kampione e Shqipërisë, por Kukësi është shumë i fortë dhe do të tentojë tre pikët, për të vijuar të shpresojë për parakalimin ndaj Tiranës.

KATEGORIA SUPERIORE – Java e 34-t
E diel, 19 korrik, ora 20:45

TEUTA: Celeski, Todorovski, Hoxha, Arapi, Kouros, E.Vila, Avdyli, Çyrbja, Kallaku, L.Vila, Kapllani. Trajner: Edi Martini.
PARTIZANI: Hoxha, Idrizaj, Bitri, Belica, Trashi, William Cordeiro, Telushi, Kodra, Solomon, Brown, Bardhi. Trajner: Reinaldo Kalari.

VLLAZNIA: Sherri, Shtubina, Shehi, Adili, Kruja, Zogaj, Krymi, Marku, Sidorenco, Silvio, Lika. Trajner: Hysen Dedja.
KUKËSI: Avdyli, Maliqi, Lulaj, Teqja, Musta, Musolli, Limaj, Rroca, Abazaj, Godberg Cooper, Ethemi. Trajner Orges Shehi. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!