“Mundje krahu” për Marash Kumbullën, Interi i zë vendin Lazios

schedule13:40 - 19 Korrik, 2020

schedule 13:40 - 19 Korrik, 2020

E ardhmja e Marash Kumbullës është kthyer në një telenovelë. Dy ditë më parë dolën detajet e bisedimeve me Lazion, që ofron 20 milion euro dhe shërbimet e Andre Andrerson,  mesfushorit të huazuar te Salernitana.

Hellas Verona kërkon edhe Cristiano Lombardi dhe momentalisht bisedimet kanë ngecur. Tashmë është rikthyer pista e vjetër, Interi. Sky Sport Italia raporton se zikaltrit kanë nisur bisedimet me Hellas Verona, por nuk ka aspak nxitim për ta mbyllur marrëveshjen.

Sikurse kuptohet, kemi të bëjmë me një lojë nervash. Klubi i Kumbullës kërkon të përfitojë sa më shumë, kurse Interi nga krah tjetër të ulë çmimin. Normalisht planifikohet përfshirja e ndonjë lojtari në tratativa dhe nuk duhet harruar se mes klubeve marrëdhëniet janë shumë të mira. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!