Andrra Destani dhe Sinan Hoxha janë një ndër çiftet më të dashura të publikut shqiptar. Ata prej katër vitesh janë prindër të një djali, të cilin e kanë pagëzuar me emrin Ansi.
Herë pas here në Instagram, Andrra ka treguar foto të të birit nga momente të ndryshme. Mirëpo, kishte kaluar një kohë e gjatë që nga momenti kur bukuroshja nuk e kishte ekspozuar Ansin dhe mbrëmjen e djeshme ajo ka postuar një foto ku ai shihet me pushime.
Ndërsa tek imazhi i radhës tregon që ditëve të tyre të relaksit i është bashkuar edhe gjyshja e vogëlushit, pra nëna e Andrrës. Duket se ata po kalojnë një periudhë vërtetë të qetë pranë njëri-tjetrit./abcnews.al