Një 46 vjeccar është plagosur në rrethana ende te paqarta në në fshatin Kasnicë të Fierit.
Abcnews.al mëson se 46 vjeçari Përparim Sehati gjendet jashtë rrezikut për jetën në spitalin Rajonal të Fierit.
Policia ka identifikuar autorin e ngjajres dhe është vënë në ndjekje të tij.
Njoftimi i plotë
Sot rreth orës 12:20, në rrethana ende të paqarta, dyshohet se është plagosur me mjet prerës (thikë), shtetasi P. S., 46 vjeç, banues në fshatin Kasnicë, Fier, i cili ndodhet në Spitalin Rajonal Fier nën kujdesin e mjekëve.
Eshtë identifikuar autori i dyshuar dhe po punohet për kapjen e tij.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes. /abcnews.al