Sondazh

Dështimi i protestës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Tirana për detyrën ndaj Flamurtarit, në të Parën katër ndeshje “jetë a vdekje”

schedule08:38 - 18 Korrik, 2020

schedule 08:38 - 18 Korrik, 2020

Superiorja dhe Kategoria e Parë në fushë. Sytë janë në kryeqytet, ku Tirana pret Flamurtarin dhe ka detyrim fitoren. Kjo përballje luhet prej orës 17:45 dhe bardheblutë do tentojnë ta vënë në presion Kukësin ndjekës, që nesër luan në Shkodër kundër Vllaznisë.

Për sot në Superiore në program është edhe përballja tjetër, Luftëtari-Skënderbeu. Korçarët duan kupat e Europës dhe trajneri Daja e tha hapur që besojnë ende. Ata duhet ta sigurojnë në fushë dhe më pas të presin vendimin e Gjykatës Federale të Zvicrës.

 



KATEGORIA E PARË – Gara për vendet e dyta vendoset sot, teksa luhen Korabi-Besëlidhja dhe Pogradeci-Lushnja.  Kastrioti i ngjitur në Superiore ka një përballje kundër Erzenit, kurse Apolonia ndeshet me Besën në transfertë.

Në grupin A luhet edhe finalet e mbijetesës, teksa Veleçiku e Tërbuni janë të dënuara të fitojnë përballjet e sotme që i luajnë në shtëpi. Pukjanët presin Egnatian, kurse koplikasit Burrelin. Ndeshjet luhen prej orës 17:30. /abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!