Dikur treg për rrobat e përdorura, lagjia e Marigosë kthehet në “magnet” për turistët

schedule20:19 - 17 Korrik, 2020

schedule 20:19 - 17 Korrik, 2020

Mes rrugëve të Vlorës, fshihet edhe një prej lagjeve më të vjetra të qytetit e njohur “Muradije” si lagja ku ka jetuar Marigoja.

Netilda Gunbardhi tregon për mikrofonin e “Edicionit Veror” se më herët kjo lagje ka shërbyer si treg për veshje dhe këpucë të përdorura.

Ndërsa me investimin e bërë përgjatë ditëve të fundit, është kthyer në një prej atraksioneve turistike më të vizituar nga vendasit dhe të huajt.

“Kjo zonë më në fund rimori vlerat që i takonin. Më para këtu shiteshin rroba dhe këpucë të përdorura. Ne kemi pasur si qëllim ta bëjmë një zonë të aksesueshme nga të gjithë.

Shumica e objekteve janë muze dhe mbrohen nga shteti.

Ka pasur shumë frenim për shkak se kufijtë janë mbyllur. Por goxha njerëz që vijnë dhe vizitojnë objektet muze dhe frekuentojnë edhe baret dhe restorantet”, shprehet ajo./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!