Një 75 vjeçar ka gjetur vdekjen në një aksident ne qytetin e Pogradecit. Sipas policisë lokale i moshuari ka qenë duke ecur i vetëm në unazën e qytetit kur është përplasur për vdekje nga një automjet. Drejtuesi i kësaj të fundit është larguar me shpejtësi. Dëshmitarë nga vendi i ngjarjes i kanë bërë me dije policisë se ka qenë një volksvagen polo mjeti që ka goditur 75 vjeçarin vetëm pak metra larg banesës së tij. Dyshohet se mjeti ka qenë duke e
cur me shpejtësi tej normave të lejuara dhe për pasojë ka shkaktuar një viktimë. /abcnews.al