Pak javë pasi solli projektin e parë të kësaj vere, Dhurata Dora ka lançuar këngën e radhës. “Fajet” titullohet kënga që e bëri këngëtaren bashkë për herë të dytë me reperin me origjinë shqiptare, Azet.
Klipi, që është xhiruar në Spanjë i sjell dy artistët shumë ndryshe. Kjo është kënga e dytë që dyshja ka publikuar brenda pak muajve, pas “Lass Los” që rezultoi shumë e suksesshme, dhe që numëron miliona klikime në Youtube.
Kujtojmë që Dhurata pritet të sjellë një tjetër këngë me Sabri Fejzullahun. Bëhet fjalë një ndër këngët më të famshme të këngëtarit “Merrma shiun e Prishtinës”, që do vijë në një version “Remake”. /abcnews.al/