Sondazh

Dendias në Tiranë, rihapet çështja e detit, mendoni do ketë ndikim në integrimin europian?

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Ferrari prezanton makinën e parë elektrike/ Modeli Luce do të kushtojë 640 mijë dollarë

schedule13:31 - 26 Maj, 2026

schedule 13:31 - 26 Maj, 2026

Ferrari, prodhuesi i makinave sportive luksoze ka prezantuar makinën e parë plotësisht elektrike, duke duke shënuar një ndryshim të madh. Modeli i ri i emërtuar Luce, e përkthyer si drite, është me katër dyer dhe pesë vende.

Automjeti pritet të ketë një çmim prej 640 mijë dollarë ose rreth 550 mijë euro dhe dërgesat e para janë planifikuar të nisin nga tremujori i katërt i vitit. Makina e re elektrike ka marrë gjysmë dekade kohë për tu zhvilluar.

Kompania po shpreson që kjo nismë ti japë mundësinë për të depërtuar në tregje të mëdha si Kina, ku automjetet elektrike janë shumë të përdorura.



Por, menjëherë pasi kompania prezantoi automjetin plotësisht elektrik, aksionet e saj ranë me 6.3%. Ndërkohë, për vitin e kaluar aksionet shënuan një rënie të thellë me 25%, duke pasqyruar një rënie të gjerë në të gjitha market luksoze.

Modeli i shumëpritur shënon largimin nga modelet tipike të Ferrarit dhe vjen në një kohë kur prodhues të tjerë të makinave luksoze, si Porche dhe Lamborgini po reduktojnë planet e tyre për të lançuar automjete elektrike për shkak të konkurrencës së fortë nga market kineze.

Drejtori ekzekutiv i Ferrarit, Benedetto Vigna e cilësoi këtë moment si hapjen e një kapitulli të ri. Sipas tij, të interesuar pritet të jenë jo vetëm klientët ekzistues por edhe klientë të rinj falë modelit plotësisht elektrik.

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!