1011 kanë humbur jetën në 24 orët e fundit në SHBA duke e çuar në 140 200 numrin e përgjithshëm të viktimave nga koronavirusi.
Ndërkohë sipas statistikave të fundit rezulton se numri i rasteve pozitive me koronavirus në SHBA është rritur për 71.117, duke e çuar numrin e përgjithshëm në 3.619.633. ndërkohë numri i përgjithshëm ti të infektuarve në të gjithë vendin deri më tani ka shkuar në 1.65 milionë.
New York mbetet më i godituri në SHBA, me gjithsej 430.277 raste të konfirmuara dhe 32.495 viktima, përkundër regjistrimit të një rënieje në numrin e rasteve dhe të vdekurve. Ndërkohë pas SHBA-së, numrin më të madh të të infektuarve e kanë regjistruar Brazili me 1.972.072 raste, India me 976.826 raste dhe Rusia me 752.797./abcnews.al



