Përfundon takimi Hoti-Vuçiç në Bruksel

schedule19:52 - 16 Korrik, 2020

schedule 19:52 - 16 Korrik, 2020

Ka përfunduar takimi në Bruksel, midis Përfaqësuesit të Lartë të BE-së për Politikë të Jashtme, Josep Borrell me kryeministrin e Kosovës, Avdullah Hoti dhe presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiç.

Ende nuk janë bërë të ditura detaje të bisedimeve që janë zhvilluar në kuadër të dialogut që ndërmjetësohet nga Bashkimi Evropian.

BE ka paralajmëruar më herët se pas takimit do të ketë një prononcim të të dërguarit të Posaçëm të BE-së për dialogun, Mirosllav Lajçak.

Ky është takimi i parë i drejtpërdrejtë i përfaqësuesve të Kosovës dhe Serbisë në kuadër të dialogut të Brukselit, pas më se 20 muajsh.

Më parë, përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell, tha se inkurajon Kosovën dhe Serbinë që të zhvillojnë një dialog në frymën e kompromisit dhe pragmatizmit. /abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!