Dhënia e rekomandimit për hapjen e negociatave me Bashkimin Europian ka pasur një paqyrim të gjerë në mediat ndërkombëtare. Rekomandimi për Shqipërinë cilësohet si një hap i merituar për Tiranën, por Presidenti francez paralajmëron se më parë duhet reformuar Bashkimi Europian.
Paketa e zgjerimit, Komisioni Europian u propozon shteteve anëtare të hapin negociatat për anëtarësimin në BE të Shqipërisë dhe Maqedonisë. Ky është një nga titujt në mediat ndërkombëtare, ku ka zënë një hapësirë të gjërë dhënia e rekomandimit të martën për vendin tonë.
Por nga ana tjetër citohet dhe Presidenti francez, Emmanuel Macron, i cili para këtij hapi kërkon një reformim të Bashkimit Europian.
Shqipëria kalon provën e negociatave, por Macron frenon, shkruhet më tej.
Tirana meriton statusin e vendit kandidat, ndërsa Maqedonia vlerësohet për negociatat me Greqinë për çështjen e emrit, citohet një titull tjetër.
Ballkani Perëndimor: Bashkimi Europian ndez dritën jeshile për Shqipërinë dhe Maqedoninë, një hap ky që nga shefja e diplomacisë europiane Mogherini vlerësohet si shumë i rëndësishëm për të gjithë rajonin./abcnews.al