Ndërron jetë ish-Zonja e Parë e SHBA, Barbara Bush

schedule09:27 - 18 Prill, 2018

schedule 09:27 - 18 Prill, 2018

Barbara Bush, ish-zonja e parë amerikane ose Dhelpra e Argjendtë, ashtu si thërritej nga fëmijët e saj ka ndërruar jetë në moshëm 92-vjeçare. Prej ditësh gjendja e saj shëndetësore ishte përkeqësuar dhe ajo kishte hequr dorë nga mjekimi.

Ish-zonja e parë amerikane Barbara Bush ka ndërruar jetë në moshën 92-vjeçare. Lajmi është konfirmuar nga zëdhënësja e familjes. Ditët e fundit gjendja e saj shëndetësore ishte përkeqësuar për shkak të një sëmundjeje në mushkëri dhe nga problem kardiake. Bashkëshortja e George E.W. Bush kishte vendosur të hiqte dorë nga mjekimi.

Barbara Bush me George W.E Bush dhe George W. Bush

Djali i saj Neil tregon se orët e fundit, të afërmit ishin pranë shtratit të saj. Ish-zonja e parë ka qenë e kthjellët deri në fund, bëri një bisedë telefonike dhe piu një gotë me burbon.

Martesa mes Barbara e George W.E Bush zgjati 73 vjet. Ajo qëndroi në Shtëpinë e Bardhë pranë të shoqit në katërvjeçarin mes 1989 – 1993 dhe më pas nga 2001 deri në 2009-n, ajo qëndroi atje si nëna e presidentit. Por Xhorxh Bush i riu nuk ishte fëmija i zgjedhur prej saj për të qënë president. Barbara ishte fokusuar tek Jeb, djali i tretë nga gjashtë fëmijët, dhe ish-guvernator i Florida, i cili në vitin 2016 u mund nga republikanët.

Roli i saj në një prej dinastive politike më të rëndësishme në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, e bëri atë pjesë të historisë. Ajo njihej me epitetin “Dhelpra e argjendtë” nga fëmijët e saj për shkak të gjuhës së mprehtë dhe flokëve të thinjur menjëherë pas vdekjes së vajzës së dytë Robin për shkak të leuçemisë. Mediat amerikane e kanë përshkruar gjithnjë si një bashkëshorte të devotshme, nënë e përkushtuar, e cila deklaronte se kishte bërë zgjedhjen e duhur duke braktisur universitetin për të ndjekur në hije, karrierën e bashkëshortit të saj.

Barbara dhe George Bush ishin të martuar për 73 vjet

Barbara Bush, njësoj si bashëkshorti i saj, ishte përfaqësuese e klasës dominuese të bardhë dhe protestante që për shekuj ka qeverisur vendin. Të qënit bashkëshorte e një industrialisti nafte e më pas një politikan i rëndësishëm, pasi Bush ka qenë deputet, ambasador në OKB dhe Kinë, drejtor i CIA, dhe për tetë vjet zëvendëspresident i Ronald Reagan, nuk e ndaloi këtë grua të thoshte gjithnjë fjalën e saj. Bashkëshorti i saj, të cilin ajo e quante Popi, ishte një republikan i moderuar dhe ajo gjithnjë ka mbrojtur qëndrimin për amendamentin e të drejtave të barabarta, ligjin për barazinë gjinore. Por provatisht ajo shprehej pro të drejtës së grave për të abortuar.

Në librin e sja të kthyer në best seller, fitimet e të cilit u dhanë për bamirësi, Barbara Bush shkruante: “Një zonjë e parë ka të drejtë të zgjedhë, nëse dëshiron mund të vendosë të punojë, me kusht që të përdorë trurin për të kuptuar nëse karriera e saj është në konflikt me atë të bashkëshortit.”