Punonjësja me COVID-19, mbyllet Gjendja Civile në Vlorë, si do e marrin shërbimin qytetarët

schedule11:31 - 16 Korrik, 2020

schedule 11:31 - 16 Korrik, 2020

Një punonjëse e Gjendjes Civile në Vlorë ka rezultuar pozitiv më COVID-19, duke çuar në mbylljen e zyrave. Mësohet se punonjësit e tjerë, do të testohen.

Zyrat e Gjendjes Civile në bashkinë Vlorë do të qëndrojnë  mbyllur deri në datë 29 korrik 2020.

Shërbimet e këtyre zyrave në qytet do të jepen online përmes e-Albania deri në afatin e caktuar ose në zyrat e GJC në Novoselë dhe Qendër Vlorë, përcaktuar nga protokollet e mbrojtjes së shëndetit në të tilla raste.

Afati 14-ditor ka të bëjë me masat karantenizuese për rastet e tilla, ndërkohë shërbimi për qytetarët do të mund të jepet rregullisht online ose zyrat e përcaktuara.

Kërkohet mirëkuptimi nga qytetarët për situatën dhe apelohet që për mbrojtjen e shëndetit të të gjithëve, të kontribuojmë të gjithë, duke zbatuara masat mbrojtëse.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!