Tre persona humbin betejën me Covid-19 në 24 orët e fundit

schedule10:31 - 16 Korrik, 2020

schedule 10:31 - 16 Korrik, 2020

Në 24 orët e fundit, në vendin tonë e kanë humbur betejën me koronavirusin tre persona të tjerë. Kështu numri total i viktimave nga Covid-19 në vendin tonë shkon në 104.

Ministria e Shëndetësisë njofton se brenda ditës ka humbur jetën një 44-vjeçare nga Tirana e cila prej 10 ditësh ndodhej e intubuar dhe pa sëmundje bashkëshoqëruese, përveç obezitetit.

Po ashtu, nuk e kanë fituar betejën edhe dy qytetarë, një 64-vjeçar nga Tirana dhe një 65-vjeçare nga Vlora me sëmundje bashkëshoqëruese.

Ndërsa, nga 425 testime të bëra në 24 orët e fundit, të konfirmuara me Covid-19 kanë rezultuar 99 raste.

Lexo edhe: Rritet numri i të infektuarve, zgjerohet harta e të prekurve

Shpërndarja gjeografike e rasteve është si vijon: 40 raste në Tiranë, nga 6 raste në Fier, Kavajë, nga 5 raste Dibër, Mirditë, nga 4 raste Krujë, Devoll, nga 3 raste Vlorë, Sarandë, Malësi e Madhe, nga 2 raste Durrës, Kurbin, Korçë, Elbasan, Lezhë, Has, Lushnje, Prrenjas, nga 1 rast në Kukës, Berat, Pogradec, Roskovec.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 46 qytetarë, duke e çuar në 2137 numrin e të shëruarve që nga fillimi i epidemisë.

COVID-19 – Statistika (16 Korrik 2020)

Testime totale        34175

Raste pozitive         3851

Raste të shëruara     2137

Raste Aktive         1610

Humbje jete 104 (Qarku Tiranë 54, Shkodër 17, Durrës 16, Fier 5, Elbasan 5, Vlorë 3, Kukës 1, Lezhë 1, Berat 1, Dibër 1)

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë         734

Durrës         209

Shkodër         199

Vlorë         104

Lezhë         86

Kukës         55

Korçë         50

Elbasan      46

Fier             42

Berat          40

Dibër            24

Gjirokastër     21 /abcnews.al/