Valteri: Situata në spitale e rënduar, testime në çdo qendër shëndetësore

schedule10:16 - 16 Korrik, 2020

schedule 10:16 - 16 Korrik, 2020

Në seancën e sotme parlamentare në Kuvend deputeti Halit Valteri u shpreh se situata e shkaktuar nga pandemia sa vjen dhe po vështirësohet.

Valteri theksoi se mungesa e testimeve sjell mungesën e identifikimit të rasteve me COVID-19  dhe për këtë arsye sipas tij numri i testimeve duhet të rritet.

Lexo edhe: “Ne si Kuvend duhet të jemi të shqetësuar”, Gjuzi me mendjen tek Thaçi, nis me batuta seanca plenare

Deputeti demokrat theksoi se qytetarët shqiptarë nuk po i vret vetëm COVID-19 , por tashmë pakujdesia dhe frika.

“Duke parë situatën tejet të rënduar në spitale, do t’ju lutesha si deputet i Kuvendit të bëjmë sa më shumë testime. Ta marrë kush të dojë atë tender. Në çdo qendër Shëndetësore të Republikës së Shqipërisë të kenë mundësi të bëjnë testime. Shqiptarët nuk po i vret vetëm COVID, por pakujdesia dhe frika. Zoti Balla ti bëjë një kërkesë qeverisë që të bëjë 2-3 testime në ditë”, tha Valteri.

Lexo edhe: Seanca plenare ne Kuvend, dekreti i Presidentit në rend dite

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!