Numërohen 94% të votave në Maqedoni, prijnë Zaev dhe Ahmeti

schedule07:56 - 16 Korrik, 2020

schedule 07:56 - 16 Korrik, 2020

Sipas Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve, deri më tani janë numëruar mbi 96 për qind të votave në Maqedoninë e Veriut.

Koalicioni “Mundemi” i udhëhequr nga LSDM-ja kryeson me 36.13 për qind dhe VMRO-DPMNE me 34.65 për qind.

Po ashtu KSHZ bën me dije se BDI është me 11.57 për qind, ndërsa koalicioni ASH- Alternativa me 8.79 për qind.

Ndërkohë Partia e Majta ka 3,96 për qind, PDSH 1.48 për qind dhe Integra 1.33 për qind.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!