Brazili vijon të regjistrojë shifra të larta të personave të infektuar dhe personave që humbin jetën nga koronavirusi.
Rreth 2 milion njerëz janë infektuar, ndërsa më shumë se 75,000 kanë humbur jetën. Duke u bërë vendi me numrin më të lartë të personave që kanë humbur jetën nga COVID-19, pas SHBA-së.
Ndërkohë, Peru – janë konfirmuar gati 340,000.
Meksika dhe Kili gjithashtu po përpiqen të kontrollojnë pandeminë.
Në Amerikën Latine shifrat kanë arritur në 150,000. Organizata Botërore e Shëndetit paralajmëron për shifra të larta të rasteve me koronavirus në muajin në vijim.