Arsenali përmbys Liverpoolin që në pjesën e parë, por ajo që duhet thënë është se “The Reds” bëjnë shumë dhurata. Skuadra e Klopp e nisi mirë ndeshjen, pasi shënoi me anë të Mane në minutën e 20-të.
Epërsia e Liverpool zgjati pak më shumë se 10 minuta dhe ishte Virgil Van Dijk ai që gaboi dhe Lacazzete nuk fali. Francezi e dërgoi topin në rrjetë dhe shifrat shkuan në 1-1.
Alisson ishte lojtari tjetër i Liverpool që gaboi dhe këmbëngulja e skuadrës vendase u shpërblye. 20-vjeçari Reiss Nelson i ndëshkoi për të dytën herë kampionat e Anglisë dhe pjesa e parë e ndeshjes u mbyll me rezultatin 2-1. /abcnews.al