Një person është plagosur me armë zjarri mesditën e kësaj të mërkure në Tropojë. Policia bën me dije se ngjarja ka ndodhur në në fshatin Bujan, si pasojë e një konflikti të çastit për motive pronësie, shtetasi R. B., në afërsi të banesës, ka plagosur me armë zjarri pistoletë, jashtë rrezikut për jetën, komshiun e tij shtetasin A. H., punonjës policie i Komisariatit të Policisë Tropojë.
Burime për Abc News bëjnë me dije se i plagosuri është Adulla Haluci, me profesion polic, ndërsa autori i shpallur në kërkim është Rifat Adem Bucpapaj pensionist.
Ndërkohë nuk ka asnjë informacion në lidhje me shkaqet e kësaj ngjarje.
Gjithashtu mësohet se ato janë kushërinj.
Tropojë
Më datë 15.07.2020, rreth orës 14:30, në fshatin Bujan, si pasojë e një konflikti të çastit për motive pronësie, shtetasi R. B., në afërsi të banesës, ka plagosur me armë zjarri pistoletë, jashtë rrezikut për jetën, komshiun e tij shtetasin A. H., punonjës policie i Komisariatit të Policisë Tropojë, i cili në momentin e ngjarjes ishte jashtë shërbimit dhe ngjarja s’ka lidhje me detyrën.
Shërbimet e Policisë janë nisur menjëherë në drejtim të vendit të ngjarjes për të bërë të mundur kapjen dhe arrestimin e autorit.
Njëkohësisht është ngritur grupi hetimor, i cili po shkon në vendngjarje, për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes./abcnews.al